Euro 2020

UEFA e pranon arsyetimin e Francës

Franca

UEFA ka thënë se e ka pranuar arsyetimin e ekipit të Francës se Benjamin Pavard nuk kishte pësuar tronditje në Kampionatin Evropian kundër Gjermanisë.

Pavardi ka thënë pas ndeshjes së të martës se ka qenë pa ndjenja për 10-15 sekonda, pas ndërhyrjes nga Robin Gosens.

Ngriti shqetësime se stafi mjekësor i Francës e ka injoruar protokollin e tronditjeve të UEFA-s, duke e lënë mbrojtësin të luajë. Franca fitoi 1:0.

Drejtori i turneut në UEFA, Martin Kallen, ka thënë se e kanë marrë konfirmimin nga mjekët e skuadrës së Francës se ai nuk pati tronditje.

Kallen ka thënë se është kontrolluar edhe nga zyrtarët e UEFA-s dhe është pranuar si arsyetim. UEFA ka thënë se Pavardi do të monitorohet në detaje në ditët në vazhdim.