Euro 2020

Paul Pogba, lojtar i ndeshjes

Paul Pogba (AP)

Mesfushori i Francës, Paul Pogba është shpallur lojtari më i mirë i sfidës së gjigantëve evropianë. Franca të martën mbrëma fitoi 1:0 ndaj Gjermanisë, në ndeshjen më Munich.

Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar se Franca ka fituar betejën në mesfushë dhe rrjedhimisht e kanë shpallur Pogban më të mirin e takimit.