Euro 2020

Suedezët i drejtohen policisë pas fyerjeve ndaj Bergut

Descriptive Text

Federata e Futbollit e Suedisë ka dorëzuar një raport në polici pasi sulmuesi Marcuc Berg është fyer dhe kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Fyerjet e kërcënimet kanë ardhur pasi Bergu humbi një rast për të shënuar në fazën finale të ndeshjes ndaj Spanjës në Euro 2020.

Berg humbi rast të mirë, duke mos goditur si duhet në ndeshjen që u mbyll 0:0, të hënën në Sevilla.

Ai pranoi fyerje të shumta në internet. Federata suedeze ka thënë se disa prej postimeve janë kërcënime të paligjshme dhe ato janë raportuar në policinë e Suedisë.

Berg ka thënë se ka hequr dorë nga rrjetet sociale, por se është njoftuar për kërcënimet e bëra.

“Ishte vështirë dje dhe vështirë mbrëmë. Ajo që ndodhë në rrjetet sociale është vërtetë trishtuese”, ka thënë Berg.

Trajneri i Suedisë, Janne Anderson ka theksuar se abuzimi ndaj Bergut është “plotësisht i papranueshëm”.