Euro 2020

Bonucci lë të kuptohet se italianët nuk do të ulen në njërin gju

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci ka lënë të kuptohet se ekipi i tij nuk planifikon të ulet në njërin gju për të protestuar ndaj racizmit, në ndeshjen kundër Zvicrës që luhet të mërkurën në Romë.

Bonucci ka thënë se italianët janë kundër çdo forme te racizmit dhe diskriminimit dhe se çdo federatë është e lirë të vendos për vete.

Zvicra i ishte bashkuar Uellsit në protestë me qëndrim në njërin gju para ndeshjes së parë në Grupin A. Por lojtarët e Italisë dhe Turqisë nuk u ulën para ndeshjes mes tyre në Romë.