Euro 2020

Xhaka parashikon ndeshje të vështirë me Italinë

Granit Xhaka është shprehur optimist para ndeshjes me Italinë.

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës, ka parashikuar takim të vështirë ndaj italianëve.

“Kemi një punë të vështirë para vetës ndaj Italisë, por ne jemi gati të luftojmë për gjithçka” shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Zvicra do të luaj të mërkurën ndeshjen e dytë në “Euro 2020”, ndaj Italisë nga ora 21:00.