Euro 2020

Futbollistët danezë me fytyra të zymta rikthehen në stërvitje

Futbollistët e Përfaqësueses së Danimarkës stërvitën të hënën për herë të parë që kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në ndeshjen e të shtunës kundër Finlandës.

Lojtarët danezë janë parë me fytyra të zymta në stërvitje.

Pa yllin e skuadrës Christian Eriksen, pjesa tjetër e lojtarëve ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Euro 2020”.

Kapiteni Simon Kjaer, së bashku me futbollistët Jannik Vestergaard, Andreas Christensen, janë parë të pikëlluar në stërvitjen e së hënës, raporton KOHA.net.

Danimarka ndeshjen e radhës e luan të enjten ndaj Belgjikës. Danimarka ndeshjen e parë ndaj Finlandës e humbi 1:0.