Euro 2020

Castagne jashtë “Euro 2020”

Descriptive Text

Futbollisti belg Timothy Castagne është dashur të operohet pas goditjes që mori në afërsi të syrit, dhe për të “Euro 2020” ka përfunduar, raporton BBC.

Mbrojtësi i Leicester Cityt ka marrë frakturë të dyfishtë të zgavrës së syrit. Ai mori lëndimin gjatë duelit me Daler Kuzyaevin e Rusisë në ndeshjen e të shtunës mbrëma që Belgjika e fitoi 3:0.

25-vjeçari pritet të operohet në Belgjikë sot.

Castagne ishte zgjedhur si opsion i parë i Belgjikës në anën e djathtë të mbrojtjes në vend të Thomas Meunierit.