Euro 2020

Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes Turqi – Itali

45 minutat e parë të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, mes Turqisë dhe Italisë janë mbyllur pa gola të shënuar.

Italia ka dominuar tërësisht, por pavarësisht rasteve të shumta përfaqësuesja e Roberto Mancinit nuk arriti te goli.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin A.