Euro 2020

Konfirmohet mungesa e Goretzkas ndaj Francës

Drejtori i Gjermanisë, Oliver Bierhoff ka thënë se Leon Goretzka i Bayern Muenchenit do të jetë jashtë listës së përfaqësueses për ndeshjen hapëse ndaj Francës.

“Ai është i gatshëm të stërvitet me ekipin. Ai është jashtë diskutimit për ndeshjen e parë, por ai është një lojtar tepër i rëndësishëm dhe unë jam i bindur që ai do të luajë rol të rëndësishëm për ne”, ka thënë Bierhoff.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka folur edhe gjasat që mund t’i kenë për ndeshjen hapëse. “Mendoj se do të jetë një betejë e vërtetë taktike. Ne gjithmonë kemi pasur takime të ngushta dhe intriguese me Francën dhe unë pres që të mos jetë ndryshe në hapjen tonë. Ditët para ndeshjes së parë gjithmonë janë të veçanta. Nga sot, ka të bëjë me fokusin tonë që të jemi të gatshëm për ndeshjen hapëse kundër Francës”, është shprehur Bierhoff.