Euro 2020

Enrique i Spanjës e sheh Portugalinë favorit në “Euro 2020”

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka folur për mundësitë që i ka skuadra e tij në Kampionatin Evropian. Por, ai nuk e sheh Spanjën favorite.

“Favoriti është kampioni në fuqi. Nëse mbaj mend saktë, në Kupën e fundit të Botës të katër gjysmëfinalistët ishin evropian. Ne jemi atje lart nga më të mirët. Ne jemi 5-6 skuadrat më të mira pa dyshim”, ka thënë Enrique.

Ai ka folur edhe për Sergio Busquets për të cilin thotë se është në listë dhe do ta pres të jetë pjesëmarrës në Evropian.