Euro 2020

Smith: Bellingham i pjekur të luajë në “Euro 2020”

Ish-sulmuesi i Anglisë, Alan Smith mendon se 17-vjeçari Jude Bellingham ka aftësi dhe temperamentin të jetë në fushë për Anglinë në Evropianin që nis të premten.

Smith ka thënë se, Bellingham mund të bëhet një superyll i futbollit botëror. Mesfushori i Borussia Dortmundit ka luajtur katër ndeshje për Anglinë. Ai pjesë e përfaqësueses angleze është prej vitit të kaluar.