DESKU

Vitia: Nga mbi 70 mijë vaksinime, asnjë efekt anësor serioz

Asnjë efekt anësor serioz nga vaksinat kundër koronavirusit s’është raportuar në Kosovë pavarësisht mbi 70 mijë vaksinimeve, sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai ka porositur qytetarët se s’duhet të hezitojnë për të marrë vaksinën. Ka garantuar se “s’ka asnjë arsye për t’u shqetësuar”.