18:52 - Belgjika ka dëshmuar pse konsiderohet një nga favoritët për të triumfuar në Kampionatin e sivjetmë botëror.
Në ndeshjen e parë të Grupit G, Belgjika triumfoi bindshëm 3 me 0 ndaj Panamasë.
Të tre golat erdhën në pjesën e dytë. I pari shënoi Dries Mertens, ndërsa pas tij dy herë realizoi Romelu Lukaku.
Belgjika trefishon epërsinë ndaj Panamasë
18:30 - Romelu Lukaku ka realizuar në minutat '69 dhe '75 për të trefishuar epërsinë e Belgjikës ndaj Panamasë.
Filthy from KDB. Lukaku off the mark ?? pic.twitter.com/dd5DLuyEmW
— The Boi (@ChuBoi) June 18, 2018
Mertens me supergol kalon Belgjikën në epërsi ndaj Panamasë
18:05 - Dries Mertens ka realizuar një supergol në minutën e 47-të për të kalaur Belgjik në epërsi ndaj Panamasë.
Ai shënoi me volej për rezultatin 1 me 0.
MERTENS JUST SCORED THIS GOAL!! WOW WHAT A STRIKE. ?? pic.twitter.com/CXZVQX8jVl
— World Cup (@FlFAWC2018) June 18, 2018
S’ka gola në pjesën e parë të ndeshjes Belgjikë – Panama
17:48 - Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e përballjes mes Belgjikës dhe Panamasë në kuadër të Grupit G në Kupën e Botës.
Belgjika dominoi plotësisht, por Panamaja arriti të mos lejojë gol në 45-minutëshin e parë.
Nis sfida Belgjikë – Panama
17:00 - Ka nisur përballja mes Belgjikës dhe Panamasë, e vlefshme për Grupin G në Kampionatin Botëror.
Formacionet zyrtare, Belgjika – Panamaja
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Belgjikë – Panama, e vlefshme për rrethin e parë të Grupit G në Kupën e Botës.
Belgjika nis ndeshjen me treshen sulmuese Hazard – Lukaku – Mertens, duke lënë jashtë Adnan Januzajn.
Këto janë formacionet zyrtare:
-
18 qershor 2018 18:27
-
Shpërndaje në: