Botërori 2018

Januzaj: Kam lindur në Belgjikë, jam belg

Adnan januzaj ka ripërsëritur deklaratën se është belg dhe se është i lumtur që luan për Belgjikën.

Futbollisti me rrënjë nga Kosova në konferencën për media para ndeshjes me Panamanë ka thënë se është i lumtur që me Belgjikën luan në Botëror.

“Unë kam lindur në Belgjikë, jam belg. Jam i lumtur që ndodhem këtu me shumë lojtarë profesionistë rreth meje, veçanërisht me ekipin kombëtar. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, deklaroi Januzaj, transmeton Koha.net.

Januzaj ishte ndër emrat më të përfolur se mund të luajë për Kosovën, por ai zgjodhi Belgjikën.