Botërori 2018

Qetësi te Anglia para ndeshjes që mund të sjellë “stuhi”

Një gjendje e pazakontë e qetësisë ka shoqëruar përgatitjet e Anglisë për botëror. Një histeri e limituar e tabloideve, një trajner i nivelit të lartë dhe pritjet e ulëta kanë bërë që të krijohet një gjendje e lakmuar e qetësisë.

Për përzgjedhësin Gareth Southgate është ngjarja e parë e madhe si trajner, por ai ka menaxhuar gjërat si të ketë përvojë të gjatë, duke u treguar i aftë në komunikim me media dhe duke u sinkronizuar me skuadrën, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”.

Përzgjedhësi anglez ka luajtur dy ndeshje në Kupën e Botës së vitit 1998, duke përfshirë edhe atë ndaj Tunizisë, dhe ai do të synojë të përsërisë fitoren 2:0 të asaj kohe, të siguruar falë golave të Alan Shearer dhe Paul Scholes.

Tunizia do të jetë kundërshtare e përshtatshme për të testuar Anglinë. Vështirë e thyeshme dhe me posedim të mirë të topit, stili i saj është një ndaj të cilit Anglia ka vuajtur në të kaluarën. Tunizia ka serinë më të gjatë pa fitore në kampionate botërore prej të gjitha përfaqësueseve që garojnë në Rusi. Është pa fitore në 11 ndeshje, por është kualifikuar pa humbje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)