Botërori 2018

Pele paralajmëron Brazilin: Shaqiri është i rrezikshëm

Pele ka shfrytëzuar Twitterin për të folur rreth paraqitjes së parë të Brazilit në Botërorin e Rusisë.

Ai nuk ka lënë pa paralajmëruar kombëtaren e tij për rrezikun që i kanoset nga kombëtarja Zvicerane, me të cilën Brazili luan sonte prej orës 20:00, transmeton Koha.net.

Ai e vlerëson Xherdan Shaqirin si lojtarin më të rrezikshëm në anën e zviceranëve.

“Sot fillon Kupa e Botës për Brazilin ndaj Zvicrës. Shaqiri është i rrezikshëm, por skuadra e Brazilit është e fortë”, ka shkruar Pele.