Botërori 2018

Nikoqiri me përgatitjet e fundit

Descriptive Text

Nikoqiri i Kupës së Botës, Rusia, ka ushtruar në vendqëndrimin afër Moskës dhe po bëhet gati për ndeshjen hapëse të garës kundër Arabisë Saudite.

Askush nuk do ta hapte garën me dy ekipet më të dobëta të ‘Botërorit 2018’ por Rusia dhe Arabia Saudite do të takohen të enjten, pasi forma është krejtësisht ndryshe në ngjarjen më të madhe botërore.

Këto janë dy përfaqësueset me renditjen larg më të dobët në garë dhe forma e tyre është shumë e dobët.

Mirëpo, ballafaqimi mes vete është vendosur dhe do të shikohet në mbarë globin si ndeshje hapëse.

Rusia ka rrëshqitur në vendin e 70-të në ranglistën e FIFA-s për shkak të ndeshjeve të pakta që i ka zhvilluar, ndërsa Arabia Saudite në të 67-in.

Pavarësisht se ka dështuar të fitojë në shtatë ndeshje që prej tetorit 2017, nikoqiri ende ka gjasa reale për t’u kualifikuar në rundin e dytë për herë të parë në më shumë se 30 vjet, pasi në Grupin A bëjnë pjesë edhe Egjipti dhe Uruguai.