Botërori 2018

Përfaqësueset do të kenë policët e vendit të vet në Rusi

Descriptive Text

Derisa përfaqësueset e Kupës së Botës dhe tifozët e tyre kanë udhëtuar në Rusi për ngjarjen e madhe që nis të enjten, po ashtu kanë bërë edhe policët nga gjithë vendet pjesëmarrëse për të ndihmuar në frenimin e huliganizmit dhe çdo rrezik nga sulmet militante.

Rusia ka vendosur me mijëra policë në 11 qytetet nikoqire për t'u përballur me fluksin e tifozëve të futbollit dhe kërcënimet eventuale të sigurisë, transmeton Koha Ditore.

Por ata nuk do të jenë vetëm. Pavarësisht dallimeve politike me Moskën, 32 vendet pjesëmarrëse kanë dërguar policët për të ndihmuar policët rusë që të zbulojnë problematikët dhe për të parandaluar tifozët që të kenë zënka apo mosmarrëveshje me autoritetet lokale.

E vendosur brenda infrastrukturës së Ministrisë së Brendshme në periferi të Moskës, qendra e bashkëpunimit të policisë që i bën të gjithë bashkë është inauguruar të martën dhe është vlerësuar lart nga kryekoloneli Roman Azyavin. Duke u quajtur një familje e vetme e forcës policore ndërkombëtare.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).