Botërori 2018

Për një moment, golashënuesit harrojnë varfërinë e luftën

Sytë e botës do të kthehen nga Rusia këtë javë për Kupën e Botës, por duhet shikuar dukshëm më larg për të gjetur zemrën e sportit që po rrah në rrugët e shkatërruara nga lufta dhe në lagjet e varfra, ku thjesht akti i shënimit të një goli tejkalon vuajtjet e jetës së përditshme.

Për çdo gol të festuar nga 32 përfaqësueset pjesëmarrëse në Kupën e Botës që organizohet çdo katër vite, mijëra më tepër shënohen në fusha të improvizuara në Jemen, Somali, Gaza apo përtej, shkruan Koha Ditore.

Ato nuk do të regjistrohen për statistika apo të përsëriten me mijëra herë. Por nuk do të harrohen dhe shënuesi, për disa minuta së paku, mund të ëndërrojë të jetë një hero.

“Lojtari im i pëlqyer është Lionel Messi i Argjentinës. Kur shënoj gol ndihem i lumtur dhe i suksesshëm. Jam i lumtur që edhe bashkëlojtarët e mi janë të lumtur me mua”, thotë 14-vjeçari Mohammed Ali Kargbol pasi shënon një gol në Freetown të Sierra Leones... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)