Botërori 2018

Gjithçka që duhet të dini në prag të Botërorit

Descriptive Text

BBC ka bërë një përmbledhje për gjërat që duhet të dini për Botëroret, statistika të viteve të mëparshme, cili mbrojtës meksikan ka po aq gola në Botëror sa Cristiano Ronaldo etj.

Këto statistika janë bërë në prag të Botërorit të Rusisë, që fillon më 14 qershor.

1. Kush e ka fituar Kupën e Botës?

Brazili është në krye të tabelës me pesë herë kampion i turneut, i fundit më 2002. Më 2014 ishin nikoqir, por në shtëpi u shkatërruan nga Gjermania në gjysmëfinale me rezultat prej 7 me 1, transmeton Koha.net.

Pas Brazilit renditen Gjermania dhe Italia, me nga katër herë kampion bote. Asnjë vend jashtë Evropës dhe Amerikës Latine nuk e ka fituar këtë turne.

Me triumfin e Gjermanisë, Spanjës, dhe Italisë në tre turnetë e fundit do të thotë se shtetet evropiane e kanë fituar atë 11 herë, kurse amerikano latinët nëntë herë.

Image

2. Kush ka shënuar më së shumti gola?

Makineria gjermane e golave, Miroslav Klose i prinë listës me 16 gola në katër Botërore. Ai u pensionua më 2016, dhe në Rusi shkon si anëtar i stafit të kombëtares gjermane.

Pas tij është ylli brazilian Ronaldo me 15 gola, tetë prej të cilave ishin në triumfin e fundit të Brazilit më 2002.

Klose ka lënë prapa yje si Pele, Gerd Muller dhe Gary Lineker.

Francezi, Just Fontaine mban rekordin për më së shumti gola brenda një Botërori, me 13 të shënuara në gjashtë ndeshej më 1958.

Image

3. Golat e lojtarëve aktual të Botërorit në Rusi

Me numër dyshifror të golave në këtë Botëror shkon vetëm Thomas Muller i Gjermanisë, aktualisht ka 10 gola. Për të arritur rekordin e Kloses, Muller do të duhej të thyente rekordin personal të turneut të kaluar kur kishte shënuar 5 gola në një turne.

Ylli kolumbian, James Rodriguez fitoi Këpucën e Artë herën e kaluar, prandaj një performancë e tillë do ta vendoste në mesin e më të mirëve, aktualisht ai ka 6 gola.

Meksikani Rafael Marquez është mbrojtësi i vetëm në këtë listë, dhe ka po aq gola sa Cristiano Ronaldo, 3. Në këtë listë gjendet edhe Xherdan Shaqiri me katër gola, një më shumë se portugezi Ronaldo.

Image

4. Ekipet nuk bëjnë goditje drejt portës si më parë

Kampionati i fundit Botëror ishte më i ultë, në aspektin e goditjeve për ndeshje, që nga viti 1966, viti i parë që kur Opta mban të dhëna statistikore.

Përkundër kësaj mesatarja prej 2.7 golave për ndeshje më 2014 ishte më para që nga Botërori i Spanjës më 1982, transmeton Koha.net.

Kjo më së miri mund të shikohet nga krahasimi stastikor me finalen e fundit me atë të vitit 1966 kur kishte triumfuar Anglia.

Në finalen e Botërorit 1966 ishin bërë 77 goditje, pothuajse katër herë më tepër se në finalen e 2014 ndërmjet Argjentinës dhe Gjermanisë ku u bënë vetëm 20.

Image

5. Anglia mund të ketë vështirësi, por Premier Liga dominon

Që nga triumfi i vitit 1966 Anglia vetëm njëherë ka arritur të kalojë çerekfinalen. Por, kjo nuk i ka ndalur kombëtaret e tjera ta mbushin skuadrën nga futbollistë të Premier Ligës.

Përkundër që lojtarë si Leroy Sane, Marcos Alonso, e David Luiz që janë lënë në shtëpi, Premier Liga ka më së shumti lojtarë në Botërorin e Rusisë.

130 lojtarë nga top tre ligat e Anglisë janë pjesë e Botërorit, krahasuar me 81 lojtarë nga ligat e Spanjës, 67 të Gjermanisë. Uruguai, Panamaja, Arabia Saudite, dhe Rusia janë të vetmet vende që nuk kanë ftuar asnjë lojtarë që luan në Angli.

Anglia gjithashtu është kombëtarja e vetme, ku 23 lojtarët e ftuar luajnë të gjithë në të njëjtën ligë. Ana tjetër e medaljes janë Suedia e Senegali që nuk e kanë asnjë lojtar të ftuar nga ligat e tyre lokale.

Image

6. Çfarë suksesi kanë nikoqirët në Botëror?

Askujt në Brazil nuk është e nevojshme t’ia kujtoni se në të dy herët që kanë organizuar Botërorin. Humbja e turneut nga Uruguai më 1950, si dhe eliminimi i turpshëm në gjysmëfinale të 2014 nga Gjermania 7-1 janë të paharrueshme.

Shumica e kombëtareve performojnë më mirë kur janë nikoqir për shkak të tifozëve vendas. Rusia shpreson se do ta ndjek trendin dhe të kalojë së pari grupin kundër Uruguait, Egjiptit, dhe Arabisë Saudite.

Nëse ia del, atëherë Afrika e Jugut mbetet e vetmja kombëtare që është eliminuar në rundin e parë.

Gjashtë kombëtare kanë fituar trofeun si nikoqire – Uruguai, Italia, Anglia, Franca, Gjermania dhe Argjentina. Dhe vetëm Brazili e Spanja kishin performanca të dobëta si organizatore.

Image

7. Më e mira në penalti

Asnjë raport për Botërorin nuk do të mund të ishte i plotë pa penaltitë.

Gjermania është kombëtarja më efikase në këtë aspekt, me katër ndeshje të fituara në penalti. Vetëm njëherë kanë humbur një penalti, dhe që nga atëherë kanë shënuar 15 herë radhazi, rekord që daton nga viti 1982.

Anglia është kombëtarja më e keqe në këtë aspekt, duke humbur tri herë, pas asnjë fitore.

Italia tri herë është eliminuar në mënyrë të “keqe”, përfshirë finalen e vitit 1994 kur i famshmi Roberto Baggio kishte dërguar topin mbi portë. Por, fitorja ndaj Francës më 2006 “rikuperoi” ndjenjat e italianëve.

Image