Botërori 2018

Tifozët aziatikë ndiejnë dashuri për Spanjën

Tifozi kinez i futbollit Diego Wang do të preferonte të shihte përfaqësuesen e tij të luante në Kupën e Botës, por në mungesë të saj zemra e tij i takon Spanjës dhe superyjeve që i ka shikuar për kohë të gjatë nëpërmjet ekraneve televizive.

Wang u angazhua shumë për të sjellë prindërit e tij dhe të dashurën nga Ekuadori në Rusi, por ishte një mundësi që nuk donte ta lëshonte për të parë spanjollët nga afër, përcjell Koha Ditore.

"Ne jemi të lidhur me Spanjën, pasi kemi studiuar atje, kështu që kemi lidhje emocionale me Spanjën", ka thënë Wang i lindur në Pekin. "Na pëlqen stili i futbollit spanjoll dhe kjo është mundësia e fundit për të parë këtë gjeneratë të futbollistëve spanjollë dhe kemi dashur të shfrytëzojmë këtë mundësi".

Lojtarët si Sergio Ramos, Andres Iniesta dhe Isco janë shumë të pëlqyer prej tifozëve aziatikë të futbollit, shumica prej të cilëve kanë udhëtuar në Kupën e Botës për të shikuar kampionët e vitit 2010...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)