Botërori 2018

Tabarez i papërkulur nga sëmundja i ka shtuar bukuri ashpërsisë së Uruguait

Oscar Tabarez në disa mënyra është i njëjti siç ka qenë gjithmonë. Përgjigjet e tij në konferenca për media ende janë shumë të qarta dhe inteligjente, shkruan The Guardian.

Ai është ende njeriu që në CV ka të përfshirë të qenit mësues i shkollës fillore dhe gjithsesi mbetët i njohur për kapjen që i bëri Gabriel Batistutas, ish-lojtarit të tij te Boca Juniors, gjatë një rrëmuje në Santiago, ndërsa vet atij i dilte gjak nga faqja, përcjell Koha Ditore.

Por, Tabarez është më i vjetër tash. Flokët i ka të thinjura. Dhe më pas aty është ajo që e përshkruan ai "neuropati kronike" që nënkupton se ai ec me ndihmën e së paku një shkopi e nganjëherë me dy paterica apo edhe me karrocë elektrike, siç ishte rasti para dy viteve në Copa America.

Ai në mënyrë të vazhdueshme refuzon të flas në detaje për këtë çështje, duke cekur vazhdimisht se nuk e pengon atë për të punuar me lojtarët e tij...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)