Botërori 2018

Japonia fiton ngushtë ndaj Kolumbisë

15:51 - Japonia ka fituar tri pikët e para në Grupin H të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

Kombëtarja japoneze fitoi 2 me 1 ndaj Kolumbisë.

Kagawa e Osako realizuan golat për Japoninë, teksa Quintero shënoi për Kolumbinë.

Në këtë grup më vonë takohen Polonia me Senegalin.


Japonia rikthen epërsinë ndaj Kolumbisë

15:30 - Yuya Osako ka rikthyer epërsinë te Japonia në përballjen me Kolumbinë.

Ai shënoi me kokë pas asistimit nga Keisuke Honda në minutën e 73-të.

Tani Japonia po udhëheqë 2 me 1.


Kolumbia barazon shifrat ndaj Japonisë përmes Quinteros

14:48 - 1 me 1 është rezultati përfundimtar i pjesës së parë në përballjen mes Kolumbisë dhe Japonisë në Grupin H të Botërorit.

Nga minuta e katërt Kolumbia është me një futbollist më pak në fushë pasi Carlos Sanchez u ndëshkua me karton të kuq.


14:43 - Kolumbia ka barazuar rezultatin në përballjen me Japoninë përmes një supergoli nga Juan Quintero.

Quintero shënoi në minutën e 39-të nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin në 1 me 1.

 


 

 


Japonia në epërsi me gola dhe në lojtarë që nga fillimi ndaj Kolumbisë

Image

Pesë minuta i janë dashur Japonisë që të realizojë golin e epërsisë ndaj Kolumbisë në ndeshjen hapëse të Grupit H në Kupën e Botës.

Shinji Kagawa realizoi nga penaltia pasi Carlos Sanchez ndali topin me dorë brenda zonës së rreptësisë.

Nga minuta e tretë, Kolumbia mbeti me një futbollist më pak në fushë.