Botërori 2018

Meksika përballet me masë disiplinore

Shtëpia botërore e futbollit - FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Përfaqësueses së Meksikës pas brohoritjeve homofobike që tifozët meksikanë bënë në ndeshjen e fituar 1:0 ndaj Gjermanisë të dielën, kanë njoftuar mediumet e huaja.

“Është hapur procedura disiplinore ndaj Meksikës dhe shumë shpejt do të merret vendimi për fyerjet homofobike të tifozëve”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Federata e Futbollit e Meksikës (FMF) ka telashe me tifozët e saj, të cilëve u ka bërë thirrje para ndeshjes me Gjermaninë që të mos bëjnë fyerje homofobike.

Gjatë kualifikimeve për botërorin “Rusia 2018”, Meksika është sanksionuar 12 herë për fyerje të ngjashme të tifozëve. Dy herë është paralajmëruar, kurse dhjetë herë ka marrë gjoba nga FIFA.