Botërori 2018

Isco: Të gjithë japin 200 për qind për të fituar

Organizatori i lojës së Spanjës, Isco, ka thënë të hënën se është ende herët të flitet për favoritin e Kupës së Botës 2018-të.

Të dielën, Gjermania u mposht nga Meksika dhe Brazili barazoi me Zvicrën, dhe kjo ngrit dyshime për dy ekipet, të cilat kanë qenë ndër më të përmendurat për ta fituar garën.

I pyetur për këto rezultate dhe nëse Spanja e ndjen veten si favorite, Isco tha se të gjitha ekipet do të japin 200% për të fituar.

Spanja të mërkurën do të përballet me liderin e Grupit B, Iranin, dhe Isco deklaroi se ekipi duhet t’i besojë karakteristikave të lojës me pasime nëse dëshirojnë të shënojnë gol herët në takim.

Isco u pyet edhe për Julen Lopeteguin i cili u shkarkua befasisht dy ditë para se Spanja ta niste Kupën e Botës. Futbollisti i Real Madridit nënvizoi se Lopetegui ka treguar se ka treguar respekt për të që nga dita kur janë takuar në përfaqësuesen e të rinjve të Spanjës dhe se është i lumtur që do ta ketë përsëri atë në Real Madrid.

Disa futbollistë spanjollë kanë ushtruar në palestër të shtunën në mëngjes, dhe e gjithë skuadra do të jetë e gatshme për ndeshjen e radhës para se të udhëtojnë në Kazan për ta zhvilluar takimin kundër Iranit të udhëhequr nga Carlos Quiroz.