Botërori 2018

Kane ia “shpëton fytyrën” Anglisë

21:53 - Harry Kane ia ka “shpëtuar fytyrën” Anglisë në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror.

Sulmuesi i Tottenhamit shënoi dy gola për fitoren 2 me 1 ndaj Tunizisë, në Grupin G.

Ai realizoi gol në fillim të takimit dhe në fund për fitoren e parë.

Goli i parë i Anglisë erdhi në minutën e 11-të, ndërsa Tunizia barazoi në minutën e 35-të. Në minutën e parë shtesë, Kane shënoi për 2 me 1.


Mbyllet baras pjesa e parë e ndeshjes Angli – Tunizi

20:47 - 1 me 1 është rezultati përfundimtar i pjesës së parë mes Anglisë dhe Tunizisë.

Harry Kane dhe Ferjani Sassi realizuan golat në 45-minutëshin e parë.


Tunizia barazon rezultatin ndaj Anglisë

Tunizia ka barazuar gjithçka në sfidën me Anglinë.

Ferjani Sassi shënoi golin për Tunizinë në minutën e 35-të.

Rezultati aktual është 1 me 1.

 


 


Kane kalon në epërsi Anglinë ndaj Tunizisë

11 minuta i janë dashur Anglisë që të realizojë golin ndaj Tunizisë në ndeshjen e parë në Grupin G.

Harry Kane shënoi me kokë për 1 me 0.