Botë

Burgoset dhëndri i mbretit të Spanjës

Dhëndri i mbretit të Spanjës, Inaki Urdangarin, i cili u dënua të martën e kaluar nga Gjykata spanjolle e Apelit me pesë vite e dy muaj burg për përvetësim fondesh, u burgos sot në mëngjes, bëhet e ditur nga administrata e burgut, përcjell atsh.

“Bashkëshorti i vajzës së mbretit, Cristinës, rreth orës 08:00 është parë të hyjë në burgun e Brievas, një njësi administrative që ndodhet 108 kilometra ne veri të Madridit”, saktësoi një zëdhënës i administratës së burgut.