Botë

Skocezët largohen nga parlamenti britanik

Nuk ndodh shpesh që deputetët e parlamentit britanik të largohen nga salla, por ashtu bënë skocezët pasi lideri i tyre u urdhërua nga kryeparlamentari që të largohet nga salla, raporton KTV.

Ai ishte ngatërruar me të parin e Parlamentit shkaku i Brexititi. Ian Blackford ishte larguar nga salla, pasi ashtu iu tha, ngase i pari nuk deshi të ulej e qetësohej por kërkonte debat rreth së ardhmes së Skocisë dhe Brexitit.

Atë më pas e ndoqën rreth 30 deputetë tjerë të Partisë Kombëtare Skoceze.

Të martën, deputetët britanikë votuan që të shtyjnë përpara ligjin për Brexitin, përfshirë masat që e prekin Skocinë, siç janë agrikultura dhe peshkimi.

Këto masa nuk e morën përkrahjen paraprake të parlamentit skocez, ku SNP-ja është partia më e madhe.

E gjithë kjo shkaktoi zemërim në Skoci dhe akuza se kryeministrja britanike Theresa May po e injoron rajonin.