Botë

WSJ: Putin i kërkoi Kurzit një takim me Trumpin

Vjenë, 8 qershor – Qeveritë në Moskë dhe Uashington po konsiderojnë organizimin e një takimi mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, sipas “Wall Street Journal” (WSJ).

WSJ-ja njoftoi se “Putini, i cili vizitoi Austrinë këtë fundjavë, i kërkoi kancelarit austriak, Sebastian Kurz të organizojë një takim me Trumpin në Vjenë. Kurz, nga ana e tij, u shpreh i gatshëm për të kontaktuar me Trump”.

Sipas burimeve të WSJ-së, takimi mund të zhvillohet në korrik.

Nga ana tjetër, sipas rretheve diplomatike, të cituara nga agjencia ruse e lajmeve RIA, “mendohet të organizohet një samit presidencial dhe janë duke u zhvilluar bisedime me partnerët amerikanë, por ende nuk ka një marrëveshje”.

“Shtëpia e Bardhë është duke shqyrtuar këtë ofertë”, shkruan WSJ-ja duke iu referuar informacionit që vjen nga burime diplomatike europiane.

E përditshmja amerikane citon gjithashtu një oficer të Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, i cili u shpreh se “austriakët kanë shprehur dëshirën e tyre për të pritur një takim mes Turmp dhe Putin”