Botë

Paralajmërime se mafia italiane po zgjerohet

Shefi i anti-mafisë italiane ka paralajmëruar se mafia nuk është problem vetëm italian, mirëpo një fenomen botëror, ndikimi i së cilit është duke u shpërndarë në disa shtete evropiane.

“Krimi i organizuar është duke u zgjeruar, duke u globalizuar”, tha Giuseppe Governale.

Ai ka shtuar se famëkeqja siciliane “Cosa Nostra”, gjithmonë ka qenë e pranishme në Amerikë, Kanada, dhe Australi. Tutje, ai ka shtuar se në Bruksel “ata nuk po blejnë vetëm ndërtesa, por lagje të tëra”, raportojnë mediat italiane, përcjell KosovaPress.

Governale ka thënë se organizata kriminale është përgjegjëse për kryerjen e krimeve vdekjeprurëse në të kaluarën.

“Mafia do të mposhtet nga një ushtri e mësuesve”, u shpreh ai, duke cituar një varg nga shkrimtari italian Gesualdo Bufalino.