Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbi 260 turq me pasaporta diplomatike kërkojnë azil në Gjermani

Dyqind e gjashtëdhjetë e dy shtetas turq që zotërojnë pasaporta diplomatike apo shërbimi kanë kërkuar azil në Gjermani, njoftoi sot qeveria gjermane, ndërsa Ankaraja akuzon Berlinin se po mbron bashkëpunëtorët e puçit të dështuar të korrikut.

Ministria e Brendshme gjermane njoftoi se 151 zotërues të pasaportave diplomatike kanë bërë një kërkesë të tillë, si dhe 111 posedues të pasaportave të shërbimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të muajit shkurt, autoritetet gjermane bënë të ditur se 136 persona që zotërojnë një pasaportë diplomatike kishin aplikuar për azil në Gjermani që prej grushtit të dështuar të Shtetit në korrikun e 2016.

Kjo tentativë e grushtit të shtetit e ka detyruar qeverinë e presidentit islamiko-konservator, Recep Tayyip Erdogan për të nisur spastrime në masë në të gjithë sektorët e shoqërisë që nga arsimi, media, ushtria dhe gjyqësori.