Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hungaria nis fushatën kundër BE-së

Hungaria nisi sot një fushatë anti-evropiane duke i kërkuar shtetasve qëndrimin e tyre sesi mund të përballen me politikat e Brukselit, që sipas qeverisë, po kërcënojnë pavarësinë e tyre.

“Pyetësori i emërtuar “Të ndalim Brukselin”, u dërgua në çdo shtëpi”, njoftoi një zyrtar i lartë i qeverisë duke nisur zyrtarisht fushatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendime dhe përballje të rëndësishme na presin në ditët në vijim, dhe Hungaria mund të dalë fitimtare nëse ka mbështetje e të gjithë vendit”, deklaroi Bence Tuzson.

Pyetësori përbëhet nga gjashtë pyetje, që kanë në fokus çështjen e imigracionit, transmeton Kosovapress.

“Çfarë duhet të bëjë Hungaria ndërkohë kur, pavarësisht një serie të fundit të sulmeve terroriste në Evropë, Brukseli kërkon ta detyrojë për të pranuar të hyjnë në territorin e saj migrantë të paligjshëm? Është një nga pyetjet, e cila si përgjigje ofron një zgjedhje mes alternativës për t’i lejuar migrantët të lëvizin lirshëm brenda vendit apo për t’i mbajtur nën monitorim në pritje të shpalljes së vendimit nga ana e autoriteteve për rastet në fjalë.