Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shpenzimet për NATO-n, Berlini refuzon presionin e SHBA-së

Thirrjet nga administrata amerikane për Gjermaninë dhe partnerët e tjerë të NATO-s, për të rritur shpenzimet për mbrojtjen, janë refuzuar nga Gjermania.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel tha se nuk është aspak reale të besosh se Gjermania do të shpenzojë 2% të GDP-së së saj për ushtrinë. Ai shtoi se shpenzime të tjera, si për shembull ndihma për zhvillim duhen marrë parasysh, transmeton tch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri jehonë thirrjes amerikane, që anëtarët e aleancës të paguajnë një proporcion të barabartë.

“Diplomacia, ndihma për zhvillim apo bashkëpunimi ekonomik mund të jenë të rëndësishme për të stabilizuar një rajon. Por marrëveshja e NATO-s është që vendet anëtare të shpenzojnë 2% të GDP-së për mbrojtjen. Këto janë dy gjëra të ndryshme. Nuk po flasim për zhvillimin ose sigurinë, por për zhvillimin dhe sigurinë”, tha Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithsëm i NATO-s.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në pjesëmarrjen e tij të parë në një takim të tillë, tha se në samitin e radhës të NATO-s pas 8 javësh duhet të bëhet e qartë sesi çdo anëtar ka në plan të arrijë angazhimin për mbrojtjen. Ai shtoi se presidenti Trump e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të përballojnë më gjatë raportin disproporcional të shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen.