Trump, rekord historik, presidenti më pak i pëlqyer në SHBA Foto: Reuters

Trump, rekord historik, presidenti më pak i pëlqyer në SHBA

18 shkurt 2017 23:06

Donald Trump shënon një tjetër rekord historik; atë të presidentit më pak të pëlqyer në SHBA në muajin e parë të udhëheqjes së tij.

Një sondazh i ri i “Gallup” sugjeron se vetëm 40 për qind e amerikanëve e mbështesin biznesmenin e kthyer në politikan. Ndërsa shumica e liderëve të rinj shijojnë një hov të popullaritetit në fillim të mandatiti, niveli i miratimit për Trumpin është 21 për qind më pak se sa mesatarja. Rekordin paraprak e mbante Bill Clintoni, që e mbylli muajin e parë të presidencës me një nivel mbështetjesh prej 51 për qind. Ronald Reagan ishte i vetmi president përveç tij, që në këtë fazë të mandatit pati më pak se 60 për qind të miratimit popullor, shkruan tch.

Edhe në 2 javët e para të presidencës, popullariteti i Trumpit shënoi një rekord të ulët, prej 45 për qind. E megjithatë, miliarderi nuk është i pari udhëheqës që përjeton një rënie të pëlqyeshmërisë në muajt e parë në Shtëpinë e Bardhë.

Niveli i mbështetjeve për Bill Clintonin dhe Barack Obaman u ul ndjeshëm gjatë muajve të parë në detyre, e rënia prej 7 pikë përqindje e Clintonit përfaqësoi më të madhën të regjistruar ndonjëherë nga “Gallup”.

John Kennedy dhe Jimmy Carter ishin presidentet me nivelin më të lartë të mbështetjeve në muajin e parë të udhëheqjes, prej mbi 70 për qind. Të dhënat negative për Trumpin vijnë pas vendimeve polemizuese të administratës së tij, mes të cilave urdhri për ndalimin e udhëtimeve nga 7 vende myslimane.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme