Liderët e Bashkimit Europian kanë përshëndetur tonin e letrës të cilën kryeministrja britanike Theresa May i ka dërguar Bashkimit Europian, në të cilën edhe zyrtarisht ka shpallur daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, thanë të enjten zyrtarë britanikë.
Sipas tyre, May ka diskutuar me kryetarin e Parlamentit të Europës dhe liderët e Irlandës, Polonisë, Italisë, Francës dhe Spanjës, pasi që Britania edhe formalisht ka nisur procesin e daljes nga BE, transmeton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo