Botë

Rusia i premton Serbisë furnizim me aeroplanë luftarakë dhe tanke

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka premtuar të nënshkruajë dekretin për dërgimin e aeroplanëve ushtarakë, tankeve dhe automjeteve të blinduara në Serbi, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes i shtetit ballkanik, në veprimin që mund të përkeqësojë edhe më shumë tensionet me shtetet fqinje dhe të nxisë një garë armatimi në rajonin e dalë nga luftërat e gjata, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq, ka thënë se Putini është pajtuar ta miratojë dërgesën gjatë vizitës së kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, të hënën. Ai tha se gjashtë aeroplanë luftarakë “MiG-29”, 30 tanke “T-72” dhe 30 automjete të blinduara “BRDM-2” do të dërgohen së shpejti në Serbi.

“Presidenti i Federatës ruse tha se do ta nënshkruajë këtë dekret dhe kur ta nënshkruajë, ne do të veprojmë në përputhje me rregullat”, tha Gjorgjeviq. “Po e presim finalizimin e procesit në Rusi dhe të shohim se si do të dërgohen pajisjet në Serbi”.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

{gallery}