Kryetari rus Vladimir Putin ka vizituar një arkipelag në Arktik duke theksuar nevojën që të mbrohen interesat ekonomike e të sigurisë së Rusisë në rajonin e Polit Verior, transmeton Koha.net.
Vizita e tij në Arktik është pjesë e përpjekjeve të Rusisë për të konfirmuar praninë e vet në këtë rajon të pasur me naftë, njofton agjencia amerikane AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutin ka vizituar arkipelagun Toka e Franjo Jozefit që përfshin ujdhesat në të cilat ushtria ruse kohë më parë ka ndërtuar pistën për hapje të bazës së përhershme.
Kremlini ka theksuar se konfirmimi i pranisë së Rusisë në Arktik është në mesin e prioriteteve kryesore në valën e shtimit të tensioneve për shkak të rivalitetit në atë rajon për të cilin besohet të ketë një të katërtën e rezervave ende të pazbuluara të naftës e të gazit në botë.
"Burimet natyrore, që janë më të rëndësishmet për ekonominë e Rusisë, janë të përqendruar këtu", ka vlerësuar Putin.
Kryetari i Rusisë ka theksuar se vlera e lëndëve të para në Arktik vlerësohet 30 mijë miliardë dollarë.
Rusia, SHBA-ja, Kanadaja, Danimarka e Norvegjia po bëjnë përpjekje të kenë kompetenca në pjesë të Arktikut derisa zvogëlimi i akullit polar hap mundësi për shfrytëzim nëndetar.