Botë

Rusia thotë se në Siri u gjet klor nga Gjermania dhe bomba tymuese nga Britania

Descriptive Text

Kontejnerë me klor nga Gjermania dhe bomba tymuese nga qyteti britanik Solsbery u gjetën në Guta, në lindje të Sirisë, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

“Qeveria e Sirisë ka zbuluar kontejnerë me gaz, arma më vdekjeprurëse kimike nga Gjermania, së bashku me bombat e tymit që janë prodhuar në qytetin Solsbery, në Britaninë e Madhe”, tha Zaharova, transmeton ksp.