Britania  kërkon të marrë një pjesë të miliardave të BE-së

Britania kërkon të marrë një pjesë të miliardave të BE-së

18 shkurt 2017 15:22

Theresa May ka vendosur të kërkojë një pjesë të madhe të aseteve 152 miliardë eurosh të Bashkimit Europian gjatë bisedimeve për koston e divorcit BREX-it, transmeton koha.net.

Qeveria Britanike është duke u përgatitur për t’iu kundërvënë faturës “detyruese” nga Brukseli e cila mund të jetë mbi 60 miliardë euro, me një listë të gjatë të aseteve të cilat duhen të ndahen.

Tensionet janë rritur në mes të dy palëve derisa vijon beteja përpara diskutimeve për Brexit.

BE-ja ka asete rreth 152.5 miliardë euro, të cilat janë para të gatshme, prona e asete të tjera financiare rreth 41 miliardë euro derisa 56 miliardë euro janë në pronësi të BE-së nga kreditë e dhëna nga ta.

45.2 miliardë euro vijnë nga fondet e kthyera, por që ende nuk janë ndarë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme