Botë

Rusia do të dëbojë një diplomat malazez

Descriptive Text

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se do të dëbojë një diplomat të Malit të Zi, në përgjigje ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Podgorica zyrtare, pas dyshimeve se Moska qëndron prapa sulmit me agjent nervor në Britani.

Britania ka akuzuar Moskën se qëndron prapa sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, raporton REL.

Britania, Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar mbi 150 diplomatë rusë, në kundërpërgjigje ndaj këtij sulmi.

Pavarësisht lidhjeve gjuhësore, fetare dhe ekonomike, marrëdhëniet mes Moskës dhe Podgoricës janë përkeqësuar, pasi Mali i Zi ka kërkuar raporte më të ngushta me Perëndimin.

Hyrja e Malit të Zi në NATO ngjalli zemërim në Moskë. Autoritetet në Podgoricë kanë thënë se inteligjenca ruse qëndron prapa një tentim puçi më 2016.