Botë

“Dua t’ia shpjegoj Evropës martesat me mblesëri”

Kur disenjatorja pakistaneze Nashra Balagamvala po improvizonte një lojë për martesat me mblesëri, shumica e mediave iu referuan asaj gabimisht se i kundërshtonte ashpërsisht ato.

Në fakt, qëndrimi i saj është më i ndërlikuar se kaq, shkruan sot “Koha Ditore”. Dhe një prej qëllimeve të saj është që t’ua shpjegojë njerëzve në Britani të Madhe dhe tjetërkund se si zhvillohen martesat me mblesëri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dy qëllimet e lojës

“Njerëzit në Perëndim shpesh i ngatërrojnë martesat me mblesëri me martesat e detyruara”, thekson Balagamvala në një bisedë telefonike nga Islamabadi.

“Njerëzit e marrin të mirëqenë gjithçka që botohet nëpër gazeta në vitet e fundit. Sulmet me acid. Të ashtuquajturat vrasje të nderit. Mungesën e krejtësishme të lirisë së zgjedhjes. Dhe loja ime nuk kishte për qëllim që të ishte pjesë e atij dialogu” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)