Botë

Vritet sulmuesi që la të vdekur dy e plagosi tre të tjerë në Trebes

Është vrarë nga policia franceze sulmuesi i cili gjatë ditës vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë në qytetin Trebes.

Policia e ka identifikuar atë vetëm si maroken duke mos dhënë detaje tjera, raporton KTV.


12:58 - Lirohen pengjet në Trebes të Francës

Të gjitha pengjet, tetë sa ishin në super-market tashmë janë liruar nga njësia speciale e Policisë franceze ka thënë prefekti i qytetit Eric Menassi për televizionin BFM TV.

Tani sulmuesi ka mbetur vetëm me një polici i cili po e negocion dorëzimin e tij, transmeton KTV.

Kryeministri i vendit, Edouard Philippe e ka përshkruar situatën si shumë serioze dhe incident terrorist dhe në vend të ngjarjes është drejtuar edhe ministri i Brendshëm, Gerard Collomb.


Pengmarrje e armatosur në Trebes të Francës

Një burrë i paidentifikuar dhe i armatosur është duke i mbajtur disa persona peng në një super market. Ngjarja është duke ndodhur në qytetin francez Trebes dhe policia e ka rrethuar zonën.

Sulmuesi para se të hynte në super-market kishte gjuajtur drejt policisë duke e plagosur njërin i cili nuk është në rrezik për jetë, transmeton KTV.

Burri i armatosur, raportohet se hyri në super-market rreth orës 11. Sipas prokurorisë sulmuesi pohon se është ithtar i ISIS-it.