Pence në Munih: SHBA në krah të Europës

Pence në Munih: SHBA në krah të Europës

18 shkurt 2017 11:26

James Mattis e parapriu në takimin e Brukselit, zëvendëspresidenti Mike Pence ndoqi të njëjtën linjë në konferencën e sigurisë në Munih. Shtetet e Bashkuara nuk do të lëkunden në mbështetjen e tyre për NATO-n, ishte mesazhi i numrit dy të administratës amerikane.

Por ashtu si dhe shefi i Pentagonit, në fjalimin e tij të parë madhor të politikës së jashtme Pence nuk la pa iu përmendur liderëve europiane çështjen e kontributeve. 

“Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Europës sot e për  çdo dite tjetër. Por vendet anëtare të NATO-s nuk po paguajnë sa duhet për mbrojtjen e përbashkët. Vetëm katër shtete e kanë përmbushur angazhimin për të shpenzuar 2% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto”, tha Pence. 

Në Mynih, të gjithë i kanë drejtuar sytë nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e re e Donald Trumpit. Pas deklaratave të ashpra të tij ndaj NATO-s, shqetësimi i anëtarëve të Aleancës mbi pozicionimin e superfuqisë perëndimore ishte i vetëkuptueshem. 

Konferenca e sigurisë është shndërruar veç të tjerash dhe në skenën ku do të ngjiten për herë të parë anëtaret të rinj të ekipit Trump. Delegacioni i tyre nuk është i vogël, shenjë kjo, sipas ekspertëve, e rëndësisë që po i jepet shkëmbimit të qëndrimeve me europianët. 

47 ministra të Jashtem marrin pjesë në këtë event, përfshire rusin Sergei Lavrov, Boris Johnson nga Britania e Madhe, ministrin e Jashtem iranian, Zarif, por ashtu edhe ministra të Mbrojtjes nga 30 vende; ndër ta dhe ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, transmeton tch.

Kosova përfaqësohet në Mynih në nivel të larte, me presidentin, Hashim Thaçi dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme