Botë

​Vritet një gazetar në Meksikë

Një gazetar tjetër është vrarë sot në Meksikë. Leobardo Vazquez, 48 vjeç, është vrarë në qytetin Gutierrez Zamora.

Ky është gazetari i tretë i vrarë në Meksikë brenda këtij viti. Në vitin 2017 në këtë shtet janë vrarë 12 gazetarë.

Vazques drejtonte mediumin Enlace Informative Regional, ndërkaq mediet raportojnë se u qëllua për vdekje shumë pranë shtëpisë së tij.

Nga zyrtarët, ende nuk është ofruar ndonjë motiv rreth vrasjes, megjithëse mediet raportojnë se disa herë ai kishte marrë kërcënime.