Botë

Vullkani rus shpërthen për herë të parë në 250 vjet, një qytet i tërë 'nën hi'

Një vullkan në Rusi ka shpërthyer për herë të parë në 250 vjet, duke habitur hulumtuesit rusë. Por edhe pse shkencëtarët po e shohin si një mrekulli shkencore, vullkani “Kambalny” mund të përbëjë një kërcënim të tmerrshëm.

Pamjet e vullkanit që shpërthen me shtëllunga masive hiri, të cilat shkojnë në një lartësi prej 7,000 metrash janë me të vërtetë mbresëlënëse ... dhe po, pak të frikshme.

"Kjo është një befasi për ne. Po vazhdojmë monitorimin dhe po analizojnë kërcënimet e mundshme”, tha një zyrtar përgjegjës i ekipit “KVERT”, transmeton SYRI.net agjencinë e lajmeve “TASS”.

Vullkan filloi të shpërndante hi të premten në mbrëmje dhe dalëngadalë shtëllungat e tymit po mbulojë qytetin e Severo-Kurilsk, në ishullin e Paramushit.