Botë

“Ujqërit e natës” nga Rusia arrijnë në Serbi

Dhjetëra pjesëtarë të grupit rus “Ujqërit e natës” kanë nisur turneun e tyre “Ballkani rus” me furgonë, ndërsa motoristët kanë mbetur në Rusi, për shkak të motit të ftohtë.

“Ujqërit e natës” janë të njohur për nacionalizëm dhe besnikëri ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Qyteti Shid i Serbisë ka qenë ndalesa e tyre e parë, ku kanë nderuar ushtarët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore.

“Ujqërit e natës” kanë vazhduar rrugën për në Banja Llukë, ndërsa në Beograd do të kthehen më 27 mars.

“Ujqërit e natës” janë nën sanksione të SHBA-së për shkak të rolit të tyre në luftën e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Më herët, ministri për Siguri Kombëtare i Bosnjës, Dragan Mektiq, e ka kritikuar këtë grup, duke thënë se ai synon të frikësojë serbët e moderuar të Bosnjës dhe joserbët, përpara zgjedhjeve në tetor.