Botë

Të shtëna me armë në një shkollë në SHBA

Një shkollë e mesme në Merilend është rrethuar nga autoritetet, pas një incidenti sot në mëngjes ku janë dëgjuar të shtëna.

Njoftimi u bë nga autoritet lokale të shkollës, që thanë gjithashtu se situata ndodhet nën kontroll.

Disa persona janë plagosur në këtë incident, raportojnë mediat lokale atje, pasi zyrtarët e shkollës konfirmuan se kampusi është mbyllur dhe se incidenti është “izoluar”.

Raportohet për disa persona të plagosur, por që gjendja e tyre shëndetësore ende nuk duhet, ka raportuar ABC, duke cituar sherifin e kontesë së St. Mary.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme “Great Mills” në kontenë “Saint Mary”.

Policia e konfirmoi “incidentin” dhe nëpërmjet një postimi në Twitter i nxiti prindërit të mos i afrohen shkollës.

Great Mills është një qytet rreth 113 km në jug të kryeqytetit amerikan Washington DC.