Botë

Putini edhe për gjashtë vjet në krye të Rusisë

Descriptive Text

Vladimir Putini do ta udhëheqë Rusinë edhe për gjashtë vjet, pasi që ka siguruar një fitore të pritur në zgjedhjet presidenciale të së dieles.

“Exit poll”-i i transmetuesit shtetëror rus ka bërë të ditur se ai i ka fituar 73.9 për qind të votave, duke e mposhtur me lehtësi rivalin e tij më të madh, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Lideri kryesor i opozitës, Alexei Navalny, është ndaluar nga gara.

Të dielen rusët kanë dalur për të votuar në zgjedhjet presidenciale. Kundërshtarët e presidentit rus kanë akuzuar se zyrtarët po i detyronin njerëzit të dilnin në vendvotime, në mënyrë që pjesëmarrja e ulët të mos e njolloste fitoren.

Edhe para zgjedhjeve, Putini në sondazhe kishte përkrahje prej rreth 70 për qind, apo dhjetëfishi i përkrahjes së rivalit të dytë.

Mandati i ri bën që ai të kalojë gati një çerek shekulli në pushtet – një kohëzgjatje në krye të Kremlinit, së cilës ia kalon vetëm diktatori sovjetik, Josef Stalin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)