Botë

Aeroplani rrëzohet mbi shtëpi, dhjetë të vdekur

Një aeroplan i vogël i pasagjerëve, me pesë njerëz në bord është rrëzuar mbi një shtëpi, vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga Manila, në Filipine, duke vrarë të pesë njerëzit në bord dhe pesë persona të tjerë në tokë, kanë thënë zyrtarët.

Aeroplani i tipit Piper-23 Apache u nis nga aeroporti në qytetin Plardile dhe është rrëzuar mbi një shtëpi, kanë njoftuar autoritetet e avioacionit në Filipine, transmeton rel.

Edhe dy persona janë lënduar, si pasojë e djegies së pjesëve të avionit pas rrëzimit.

Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të këtij aeroplani.