Botë

Nëna nga Amerika mëson fëmijët të jenë kundër myslimanëve, ata thonë se myslimanët mbajnë erë dhie

Një nënë e 3 fëmijëve të cilët jetojnë në Arizona- Amerikë, po u jep fëmijëve të saj shembuj të pahijshëm.

Ajo, fëmijët e saj është duke i mësuar të jenë kundër myslimanëve.

Thane Gonzales është filmuar duke dhënë shembuj racist, madje duke vjedhur broshura të myslimanëve brenda një xhamie me tre fëmijët e saj dhe një shoqe.

“Ata po përdorin kushtetutën tonë kundër nesh. Ata jetojnë nga tatimet tona. Gjithashtu sjellin në jetë fëmijë dhjetë herë më shumë se ne. Pse? Sepse kështu marrin më shumë para dhe ndihmë sociale. Shikoni xhaminë e tyre, këtë xhami të shpifur në oborrin e Amerikës sonë”, dëgjohet ajo duke u thënë fëmijëve të saj, transmeton Koha.net.

Ajo në vazhdimësi dëgjohet që me fyerje përshkruan myslimanët.

Myslimanët, thotë ajo, “shumohen si minjtë”.

“Shiko këtë veturë të mbushur me këta të pa fe”, dëgjohet tutje ajo kur sheh një familje duke shkuar në xhami.

Ajo u kërkon fëmijëve të saj të bëhen racist, dhe u sugjeron për xenofobi, që do të thotë, të mos kenë frikë nga njerëzit e religjioneve ose vendeve tjera, dhe që të jenë gjithmonë në epërsi.

“Shiko mama, ata blejnë pula për t’i përdhunuar”, dëgjohet vajza e saj e cila është ende në moshë shumë të re.

“Thoni boo për myslimanët. Ata mbajnë erë si të dhisë”, dëgjohet më pas djali i saj.

Ndërkohë, shoqja e saj mban në duar një qese me aromë për ajër të pastër dhe dëgjohet duke thënë “Nëse jeni myslimanë, ju keni nevojë për një të tillë”.

Në ndërkohë, policia amerikane raportohet se është duke hetuar rastin për të marrë masa ndaj dy grave.